2006-02-21 20:03:25

Kalendari i 21 shkurtit: Shën Pjer Damjani, ipeshkëv dhe doktor i kishës.


Pjeri, lindur në Ravenë në 1007 në një familje te madhe, njohti qysh në vogëli vuajtjet, kur mbeti jetim. Por nënë iu bë e motra, Roselinda dhe baba vëllai i madh Damjani, emrin e të cilit e mori si mbiemër. Qysh herët u shqua për zgjuarsi dhe vëllai e ndihmoi te studjojë, në fillim në Ravenë e pastaj në Faencë, Padovë dhe në Parmë. Në moshën 25-vjeçare nisi të japë mësim në universitet. U bë aq popullor sa tërhoqi vëmendjen e shkrimtarëve si Bokaçio e Petrarka. Ky i fundit shkroi edhe historinë e jetës së tij. Por ai që i dha një vend më të spikatur në letërsi është Alighieri i cili e vendosi Shën Pjer Damjanin mes kundruesve në “Parriz”.







All the contents on this site are copyrighted ©.