2006-02-21 20:19:45

Ja argumentet e programit të 21 shkurtit. Këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 Ngushëllimet e Papës për viktimat e trazirave të rënda në Nigeri dhe vdekjen e Atë Michael Gajere.

Pavarësisht thirrjeve për dialog bërë nga përfaqësues të lartë civilë e fetarë të bashkësisë ndërkombëtare, ndër mysulmanë të shumë vendeve nuk shuhet dhuna dhe orkestrimi i protestave që kanë filluar pas botimit të karikaturave të Muhametit, të konsideruara si fyese ndaj Islamit.

“Një radio 75-vjeçare, por një radio përherë e re: deklaroi drejtori i përgjithshëm Atë Federico Lombardi, sot gjatë një konference shtypi duke folur për 75-vjetorin e Radio Vatikanit dhe për vizitën e Papës pranë emetuesës sonë në 3 marsin e ardhshëm.
 
Me qindra të vdekur në Mogadìsho në ndeshjet më armë që kanë filluar prej të shtunës së kaluar, ndërmjet milicëve luftëtarë me pagesë të ashtuquajturave Oborre islamike dhe njerëzve të koalicionit të përbërë prej personaliteteve lokale që ka lindur pikërisht për t’i kundërshtuar Oborret islamike.

Abu Mazeni në bashkëbisedime me përfaqësuesit e Hamasit, që përgatitet për të udhëhequr qeverinë e re palestineze. Lëvizja islamike bën përpjekje të kooptojë në ekzekutiv sa më shumë parti të pranishme në Parlament.

Kina i kërkon Iranit të pezullojë pasurimin e uraniumit. Teherani refuzon negociatat me “BE-3”, ndërsa të enjtën do të vazhdojë konsultimet me Rusinë.

Kalendari i ditës: Shën Pjer Damjani, ipeshkëv dhe doktor i kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.