2006-02-20 19:53:09

Argumentet kryesore të 20 shkurtit: këtu mund të ndiqni krejt emisionin


RealAudioMP3 “Fetë dhe simbolet e tyre të respektohen por intoleranca dhe dhuna nuk mund të përligjen kurrë si përgjigje ndaj fyerjeve” – kështu u shpreh Benedikti XVI në fjalimin drejtuar ambasadorit të ri të Marokut pranë Selisë së Shenjtë.


“Të forcojmë identitetin e krishterë” - u tha Ati i Shenjtë ipeshkvijve të Senegalit, Guinesë Bisaut dhe Kepit të Gjelbër që ndodhen për një vizitë në Vatikan.


Vala e protestave të dhunshme kundër karikaturave të Muhametit shkaktoi një viktimë të re. Atë Michael Gajere, meshtar katolik, u vra nga një grup demonstruesish islamikë, në Bulunkutu, Nigeri.


Në Vjenë nisën bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, nën udhëheqjen e ndërkombëtarëve, për përcaktimin e statusit të Kosovës.


Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Komisionit Evropian Jose Emanuel Barroso nënshkruan në Tiranë marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit të Shqipërisë me BE-ian.


Duke shfletuar kalendarin kishtar përkujtojmë Shën Eleuterin, ndërsa kalendari historik përkujton sot rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha në Tiranë.







All the contents on this site are copyrighted ©.