2006-02-17 20:04:23

Kardinali Renato Raffaele Martino, president i Këshillit Papnor për Drejtësi e Paqe paraqiti dje në Kubë, ‘Përmbledhjen e doktrinës sociale të Kishës’ dhe më këtë rast foli mbi 4 sfidat që janë të përbashkëta për besimtarë e jo besimtarë, sepse janë në dobi të njeriut në të gjitha aspektet e jetës.


Këto 4 sfida – sipas Kardinalit Martino janë: mbrojtja e jetës së njeriut nga zanafilla deri në vdekjen natyrore, sfida e ushqimit, me luftimin e urisë Vizita e kardinali Martino në Havanë bëhet me rastin e kremtimeve të XX vjetorit të Takimit kombëtar kishtar kuban. Për këtë rast Papa Benedikti XVI ka dërguar mesazhin e tij në të cilin ripohon thirrjen bërë Kubës nga Papa Gjon Pali II-të në vitin 1998 që: “Kuba t’i hapet botës e bota t’i hapet Kubës”.
Duke folur mbi doktrinën sociale të Kishës, kardinali Martino preku temën e “jetës së njeriut”, problemin e “ushqimit”, “të paqes” e “të lirisë” duke u ndalur tek vlera e lirisë fetare. E Doktrinën sociale e Kishës, - shtoi Kardinali -jo vetëm që përbën sintezën e plotë dhe organike të mësimeve sociale të Kishës, po është gjithashtu edhe një vegël e shkëlqyeshme e hapjes dhe e dialogut me besimtarë të bindjeve tjera fetare e të gjithë njerëzit vullnet mirë për realizimin e mirëqenies së përbashkët në fushën sociale e politike, duke u bazuar në vlera të përbashkëta themelore të njerëzimit, si dhe duke synuar arritjet e përbashkëta të zhvillimit, pajtimit e paqes.
Në hapjen e kremtimeve të takimit të nivelit të lartë kishtar në Kubë, dje Kardinali Martino vuri në pah se doktrina sociale e Kishës merr në shqyrtim njeriun në të gjitha aspektet dhe nevojat e veta konkrete që ka, materiale e shpirtërore, e synon t’i tregojë kuptimin dhe arsyen e thellë të jetës në të mirën e përbashkët, në luftën për drejtësi, në çrrënjosjen e vuajtjeve tona të thekëta e të rivendosjes së paqes që vonon.
Ende sot – shtoi kardinali – në shumë Vende të botës, njerëzit nuk mjaftohen me kërkesat e drejtësisë që kanë të bëjë me të drejtat më themelore të njeriut, sikur është mundësia e përdorimit të ujit të pijshëm, e banesës dinjitoze, e drejta e asistencës bazë shëndetësore, derisa, në tepër Vende të pasura, të tjerët kërkojnë kënaqjen (plotësimin) e të drejtave të sofistikuara, luksoze si respektimi i intimitetit apo përdorimi i lirshëm i hapësirave e gjërave. Solidariteti gjithmonë u paraprin të drejtave individuale dhe është themel i tyre, madje edhe vetë liria nuk mund të jetë caku i vetvetes por në funksion të të drejtave themelore të njeriut, tha kardinali Renato Martino në Kubë.







All the contents on this site are copyrighted ©.