2006-02-14 17:55:33

Në fillim të programit të së martës 14 shkurt ja argumentet kryesore: këtu mund të ndiqni krejt emisionin


RealAudioMP3 “Kisha nuk duhet e nuk mund të zërë vendin e shtetit, por nuk duhet dhe nuk mund të mënjanohet nga lufta për drejtësinë”. Këto fjalë të enciklikës “Deus Caritas est” të Benediktit XVI do të jenë ideja udhëheqëse për kardinalin Martino, i cili nesër paraqet në Kubë “Përmbledhjen e Doktrinës Shoqërore të Kishës. Kujtojmë se Kardinali Renato Martino nga 15 deri në 24 shkurt do të vizitojë tri vende karaibike të Amerikës Qendrore.


Nga kisha në trojet shqiptare veçojmë kremtimin e Ditës Botërore të të sëmurit në ditën e festës së Zojës së Lurdit në Shkodër dhe në Elbasan.


Sot Kisha Katolike përkujton dy vëllezërit ungjillëzues bashkëpajtorë të Evropës, apostujt e popujve sllav, Shën Cirilin dhe Shën Metodin.


Po sot kalendari kishtar përkujton edhe Shën Valentinin martir, ipeshkëv i Ternit.


Duke shfletuar kalendarin historik përkujtojmë figurën madhore të Kombit shqiptar, françeskanin Atë Marin Sirdanin.


Një përshëndetje të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit nga redaksia shqipe, në mikrofon, Dom David Gjugja, Arben Marku dhe Katerina Nushi.








All the contents on this site are copyrighted ©.