Kisha përkujton festën
e Shën Cirilit, murg dhe Shën Metodit, ipeshkëv – vëllezër, bashkëpajtorë të Europës,
Apostuj të Popujve sllavë. Gjithnjë më 14 shkurt përkujtohet edhe Shën Valentini,
ipeshkëv. Pëkujtimi liturgjik i Shën Cirilit e Metodit, në këtë periudhë historike
na ndihmon në përforcimin e lidhjes shpirtërore, përmes fesë ndërmjet banorëve të
Kontinentit të Vjetër dhe për të kërkuar mbrojtjen e tyre qiellore, që zgjërimi i
Bashkësisë Evropjane të ndihmojë për të marrë frymë me të dyja mushkëritë Shën
Cirili, Murg dhe Shën Metodi ipeshkëv, më 31 dhjetor të vitit 1980 me Letrën Apostolike
“Egregiae virtutis” u shpallen “Pajtorë të Evropës” nga Gjon Pali II së bashku me
Shën Benediktin, të cilin më 24 tetor 1964 e pati shpallur “Pajtor i Evropës” Papa
Pali VI me Letrën Apostolike “Pacis Nuntius”. Cirili e Metodi vëllezër të një gjaku
e të një feje, lindën në Thesalonia ( Selanikun e sotëm në Greqi) në fillim të shekullit
IX-të. Me kulturë bizantine, hyjnë në marrëdhënie të ngushta me Kishën e Konstantinopojës,
u bënë misionarë, së pari ndër Katarët e Krimesë e më vonë ndërpopujt
e Panonisë e të Moravisë së Madhe. Krijuan alfabetin sllavë e përkthyen në këtë gjuhë
Shkrimin Shenjt ( Biblën) dhe tekstet e liturgjisë latine, për t’ia hapur popujve
të ri thesaret e Fjalës së Zotit e të Sakramenteve. Për këtë mision apostolik,
pësuan mundime e vuajtje të çdo natyre, por i përballuan të gjitha vështirësitë me
besnikëri e dashuri të patundur duke predikuar Ungjillin e Krishtit e duke përhapur
Mbretërinë e Zotit. Papa Adriani II e pranoi veprën e tyre duke miratuar gjuhën sllave
për shërbime liturgjike. Me fjalë tjera, Papa Adriani II lejoi që gjuha e re sllave
të përdorët në kremtime të Liturgjisë Hyjnore ndër popujt sllavë. Shën Cirili vdiq
në Romë më 14 shkurt të vitit 869, në moshën 42 vjeçare dhe është varrosur në Bazilikën
e Shën Klementit gjithnjë në Romë. Shën Metodi, i shuguruar ipeshkëv i Sirmios ( Sremska
Mirtovicës së sotme) qe emëruar legat i Papës pranë Sllavëve, ndërsa vdiq në Velehrad
( Cekinë e sotme) më 6 prill 885. Këtyre dy shenjtorëve të mëdhenj, misionarëve
të palodhur që tërë jetën ia kushtuan përhapjes së Ungjillit ndër popujt sllavë, e
që përpilluan dy alfabete për ta: çirilicen dhe gllagolicen, për ta bërë Fjalën e
Zotit të kuptueshme nga popujt e përmendur, dhe për t’i mishëruar vlerat ungjillore
në jetën e tyre, Papa Gjon Pali II më 2 qërshor 1985 ua kushtoi njëren prej Enciklikave
të tija : “Sllavorum Apostoli”. Po përfundojmë duke thënë se me të drejtë Shën Cirili
e Shën Metodi konsiderohen Etër të krishtërimit e të kulturës së popujve sllavë, urëlidhëse
për bashkimin e plotë ndërmjet Kishave më të lashta me Kisha e reja.
Sikur
thamë më parë, gjithn jë sot më 14 shkurt, kalendari kishtar përkujton edhe Shën Valentinin,
ipeshkëv i Ternit të Italisë, pajtori i të fejuarëve dhe i njerëzve të dashuruar. Sipas
“Martirologut Jeronimian” Shën Valentinit ipeshkëv e martir, i qe prerë koka në shekullin
e VIII në rrugën Flaminia në Romë për shkak të besnikërisë së tij të patrembur ndaj
Krishtit dhe përhapjes së dashurisë ungjillore. Sipa disa dhënave tjera, Shën Valentini
përmendet që në vitin 197 si qytetar e ipeshkëv i Ternit e , sidomos si njeri i famshëm
për shenjtërinë e jetës, për bamirësinë e përvujtërinë, për apostullimin e zellshëm
e për mrekullitë e ndodhuar me ndërmjetësimin e tij. U burgos nën Aurelianin Perandor
dhe iu pre koka në Romë. Ishte data 14 shkurt 273. Trupi iu mbart në Terni, ku edhe
sote kësaj dite ndodhen reliket e tij. Pra, Shën Valentini është një shenjtor që
mbron ata njerëz që lejojnë zemrën e tyre të drejtohet, të udhëheqet nga dashuria
e vërtetë për Zotin dhe për të afërmin. Në shumë vende të botës, kjo festë e Shën
Valentinit është Ditë kushtuar Dashurisë. Kjo festë orvatet t’i japë një kuptim e
shije të vërtetë dashurisë ndërnjerëzore duke i thirrur të gjithë të rinjtë të jenë
të kujdesshëm sidomos në periudhën shumë të rëndësishme të jetës së tyre, sikur është
periudha e njohjes dhe e përgatitjes së thellë e të sinqert të tyre për dashurinë
e kurorëzuar me sakramentin e martesës. Festa e Shën Valentinit u bën thirrje të
rinjëve e të gjithë njerëzve ta përgartisin zemrën për një akt kaq fisnik e të rëndësishëm
të jetës, siç është dhurimi i plotë i vetes tjetërit për dashuri dhe me dashuri të
përkushtuar e të pakushtëzuar.
Duke shfletuar kalendarin historik,
sot më 14 shkurt përkujtojmë Atë Marin Sirdanin, françeskan, studiues i historisë
së popullti shqipta, posaçërisht iu përkushtue mbledhjes së traditës popullore, toponomastikës
dhe legjendave mbi heroin kombëtar, Gjergj kastriotin. Mbi këtë erudit dhe gjurmues
të rrallë të historisë, të dëgjojmë studiuesin e ri Lezhjan Agron Gjekmarkajn…3.00”