2006-02-09 19:32:54

Vijonë manifestimet në botën islamike kundër karikaturave satirike për Muhametin, ndërsa gazeta daneze, që i publikoi e para, u kërkon falje besimtarëve myslimanë. Në mikrofonin e radios sonë, gazetari libanez, Kamill Eid.


Një letër, përmes së cilës u kërkohet falje myslimanëve të mbarë botës për publikimin e 12 karikaturave të profetit Muhamet, nënshkruar nga drejtori i gazetës daneze Jyllands Posten, u transmetua nga ambasada e Danimarkës në Algjèri dhe u publikua sot nga disa gazeta algjeriane. Një gjest që shpreh vullnetin e mirë, por që nuk mjafton për të paqëtuar manifestimet kundër karikaturave, të cilat janë konsideruar fyese nga bota islamike. Një nga udhëheqësit talebanë, mullahu Dadullah, ka premtuar si shpërblim 100 kilogram ar për atë që do ta vrasë autorin e karikaturave të Muhametit. Ndërsa sot, me rastin e festës shiite të Hashures, mijëra njerëz manifestuan kundër karikaturave. Pikërisht mbi këtë manifestim na flet gazetari libanez, Kamill Eid, specialist për çështjet e Lindjes së Mesme pranë gazetës italiane ‘Avvenire’, në mikrofonin e radios sonë:
***
- Sot është kulmi i festës së Hashures. Shiitët përkujtojnë vdekjen e imamit Hysen në betejën e Karbalasë, në vitin 680. Natyrisht, sekretari i përgjithshëm i hezbollahëve, Nasrallah, e shfrytëzoi këtë festë fetare për të folur edhe për karikaturat.
***

***

***
- Ja, pikërisht ndër realitete si Siria dhe Irani, ku manifestimet kanë marrë pamje më të dhunshme, sa mund t’i quajmë spontane (të vetvetishme)?
***

***

***
- Po marr një aspekt pozitiv, sepse një ditë pas manifestimit të Beirutit, u takuan për herë të parë sekretari i përgjithshëm i hezbollahëve, Nasrallah, me liderin e partisë Formacioni politk i krishterë, gjeneralin Aoun. Pra dy përfaqësuesit më të mëdhenj politikë të islamit shiit libanez dhe të krishterimit politik libanez takohen dhe nënshkruajnë një lloj marrëveshjeje, një projekt dialogu, duke i ftuar të bashkëpunojnë edhe bashkësitë e tjera fetare të Libanit. M’u duk prandaj e arsyeshme ta theksoj këtë aspekt pozitiv, për ta paraqitur në një dritë më pak dramatike tensionin që të dielën e kaluar po krijonte rrezikun për shpërthimin e aksidenteve të reja me ngjyrime fetare në Liban.

 







All the contents on this site are copyrighted ©.