2006-02-09 19:37:03

Sot (9 shkurt) paradite Papa Benedikti XVI priti në audiencë private në Vatikan, zonjën Laura Bush, bashkëshorte e presidentit amerikan, Xhorxh Bush.


Menjëherë pas takimit me Atin e Shenjtë, zonja Bush, duke folur me grupin e gazetarëve amerikanë që e shoqëronin, shpjegoi se gjatë bisedës, Ati i Shenjtë i shprehu shqetësimin e tij për fenomenin e terrorizmit si dhe për valën e dhunës që ka përflakur botën islamike pas publikimit të karikaturave mbi Muhametin. Shpresa e Shenjtërisë së Tij për tolerancë e për paqe, është edhe shpresa jonë; vetëm kështu të gjithë do të kenë respekt për të afërmin, sepse dhuna nuk mund të jetë kurrë mënyrë e përshtatshme për t’iu përgjigjur atyre që mund të na fyejnë- nënvizoi zonja Bush.







All the contents on this site are copyrighted ©.