2006-02-09 19:26:51

Ati i Shenjtë Benedikti XVI-të do të vizitojë Turqinë nga data 28 deri më 30 nëntorin e ardhshëm.


Lajmi, tashmë zyrtar, u publikua sot (më 9 shkurt 2006) nga drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Navarro Valls: “Papa pranoi ftesën e presidentit të Turqisë, Ahmet Nexhdet Sezer dhe do të shkojë për vizitë zyrtare në këtë vend nga 28 deri më 30 nëntorin e ardhshëm”. Zëdhënësi pohoi edhe se, së shpejti, do të përcaktohen hollësirat e programit të vizitës.
Më 30 nëntorin e shkuar, në Festën e Shëna Ndreut, pajtor i Patriarkanës të Kostantinopojës, Papa Racinger i dërgoi një mesazh Patrikut Ekumenik, Bartolomeut I, përmes të cilit pohonte se “Kisha katolike është impenjuar në mënyrë të prerë të promovojë çdo nismë të nevojshme për të forcuar dashurinë, solidarittein dhe dialogun teologjik”. Papa shprehu edhe besimin se mund të arrihet në një bashkim gjithnjë më të thellë për të kapërcyer pengesat që mbeten akoma, me qëllim që të mund ta kremtojnë së bashku Eukaristinë shenjte, flijimin e Krishtit për jetën e botës”. Në mesazh, Benedikti XVI nënvizonte edhe faktin se kishte pasur dëshirë të ishte i pranishëm në Stamboll që në kremtimin e Festës patronale të Shëna Ndreut në vitin 2005.








All the contents on this site are copyrighted ©.