2006-02-07 17:10:06

Kisha në trevat Shqiptare:në këtë rubrikë radiofonike do të njihemi me kremtimet liturgjike dhe veprimtaritë e ndryshme të Kishës katolike në trevat shqiptare.


RealAudioMP3 kryedioqezën e Shkodrës është kremtuar ‘Dita për jetën’, me këtë rast imzot Angelo Massafra bëri thirrje të “respektohet jeta e njeriut si dhuratë të Zotit nga të gjithë, që nga zanafilla e deri në perëndimin natyror”. Mbi këtë, kremtimin e ditës kushtuar ‘jetës rregulltare’ dhe ngjarjet tjera, nga Shkodra të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës…

Nga Shkodra kalojmë në Shqipërinë e Jugut. Më 2 shkurtin e kaluar Bashkësia kishtare e Shën Piut X-të e Elbasanit shënoi 9 vjetorin e shugurimit të Kishës së qytetit. Po në këtë ditë u kremtua dita e jetës rregulltare. Me këtë rast, Papa Benedikti XVI-të u bëri thirrje personave që i përkushtohen Zotit, që “porsi qirinjtë e ndezur, të ndriçojnë e përhapin kudo dashurinë e Krishtit, dritë e botës”. Po më hollësisht mbi kremtimet e aktivitetet tjera, nga Elbasani të ndjekim shërbimin e Mariza Strattit…
 







All the contents on this site are copyrighted ©.