2006-02-06 20:50:31

Papa Ratzinger kërkon paqen për rajonin e liqejve të mëdhej në Afrikë. Më 6 shkurt gjatë Audiencës me ipeshkvijtë e Kongos për vizitë ad limina në Vatikan, Benedikti XVI-të i drejtoi një thirrje bashkësisë ndërkombëtare mos ta harrojë Afrikën e të favorizojë stabilitetin politik dhe ekonomik të kontinentit.


Bota të mos e harrojë Afrikën e, ipeshkvijtë afrikanë, duke pasur përkrah të gjithë besimtarët, të jenë profetët e parë të drejtësisë e të paqes në kontinent. Këtë thirrje bëri sot paradite Benedikti XVI, duke pritur në audiencë ipeshkvijtë kongolezë, në përfundim të vizitës së tyre ‘ad Limina’. Në bisedën me prelatët, Papa foli për inkulturimin e Ungjillit, për problemet me sektet, për urgjencën e mbrojtjes së lidhjes martesore si dhe të rinjve nga rreziqet që u kërcënojnë jetën, sidomos nga Sida.
“Veprime guximtare, sepse Afrika nuk mund ta fitojë e vetme betejën kundër mjerimit – duke nisur nga uria deri tek Sida, që vijojnë t’i hapin plagë.’ Ishte një britmë kjo, me të cilën Papa vulosi takimin me ipeshkvijtë e njërit nga kombet-simbol në situatën e pastabilizuar afrikane.
Benedikti XVI i ftoi të gjithë të jenë mbrojtës të dinjitetit të çdo njeriu dhe dëshmitarë sypatrembur të Krishtit, për të ndërtuar një shoqëri gjithnjë më të drejtë e më vëllazërore:
***
“IL IMPORTE QUE VOUS POURSUIVIEZ LA TACHE EXIGEANTE….
“Është e rëndësishme të ndiqni detyrën kërkuese të rrënjosjes së Ungjillit në kulturën tuaj, duke respektuar vlerat afrikane të pasura e të vërteta, por duke i pastruar këto vlera nga gjithçka që mund t’i bëjë të papajtueshme me të vërtetën e Ungjillit”.
***
Ati i Shenjtë i këshilloi prelatët që, në luftën kundër sekteve, ta përdorin në mënyrë krijuese kumtimin e Ungjillit nga radio e televizioni:
***
“GRACE A CES MOYENS, L’EGLISE…
“Në sajë të këtyre mjeteve, Kisha mund ta kryejë më mirë misionin e vet profetik, posaçërisht për të kufizuar veprimtarinë e sekteve, që i përdorin me begati teknologjitë e reja për t’i joshur e për t’i ngatërruar besimtarët”. 







All the contents on this site are copyrighted ©.