Më 25 janar 2006 në Shtrasburg Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APCE)
dënoi ashpër krimet komuniste, shkeljet e panumërta të të drejtave të njeriut nga
regjimet komuniste totalitare .
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APCE) dënon ashpër shkeljet e panumërta
të të drejtave të njeriut nga regjimet komuniste totalitare dhe vlerësoi lart viktimat
e këty krimeve, që humbën jetën sepse iu kundërvunë dhunës.
Asambleja
Parlamentare e Këshillit të Evropës (APCE) pak ditë më parë dënoi ashpër shkeljet
e panumërta të të drejtave të njeriut nga regjimet komuniste totalitare dhe vlerësoi
lart viktimat e këty krimeve, që humbën jetën sepse iu kundërvunë dhunës.
Asambleja,
në të cilën bëjnë pjesë parlamentarët e 46 shteteve evropiane, deklaroi përmes një
Rezolute se në ish-vendet komuniste janë kryer vrasje dhe ekzekutime individuale e
kolektive; shumë njerëz kanë vdekur ndër kampet e përqëndrimit nga vuajtjet, të tjerë
kanë humbur jetën nga uria, nga internimet, torturat, puna e detyruar dhe forma të
tjera të terrorit fizik kolektiv. Popujt e ish-Bashkimit Sovjetik dhe të
satelitëve të tij kanë qenë viktimat kryesore të këtyre krimeve. Përveç
denoncimit, parlamentarët evropianë ftuan të gjitha partitë komuniste dhe pas-komuniste
të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, të rishqyrtojnë, në se nuk e kanë bërë
akoma, historinë e komunizmit dhe të kaluarën e tyre dhe ta dënojnë hapur atë. Asambleja
mendon se qëndrimi i qartë që mban bashkësia ndërkombëtare, mund të japë një ndihmesë
të madhe për pajtimin në këto vende. Këshilli i Evropës ka zgjedhur një
çast i favorshëm për hapjen e këtij diskutimi, në sa flitet për përfshirjen në Organizatë
të të gjitha vendeve ish-komuniste, me përjashtim të Bjellorusisë, për shkak të mbrojtjes
të vlerave themelore siç janë të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës. Ndërkaq
u hodh poshtë një projekt-porosi për vendet evropiane për adoptimin e një deklaratë
të tillë e për fillimin e hetimeve gjyqësore ndaj personave përgjegjës, sepse nuk
u arrit dy e treta e nevojshme e votave.