Dëshmia e izmot Zef Gashit dhe motër Olga Dulaj mbi ‘jetën rregulltare’ në shoqërinë
e sotme shqiptare.
Dëshmia e izmot Zef
Gashit dhe motër Olga Dulaj mbi ‘jetën rregulltare’ në shoqërinë e sotme shqiptare. “Sikur
qirinjtë e ndezur, të rrezatojmë gjithmonë e në çdo vend dashurinë e Krishtit, dritën
e botës”. Kjo është thirrja që Ati i Shenjtë Benedikti XVI-të gjatë kremtimit të festës
së Paraqitjes së Jezusit në tempull, i drejtoi rregulltarëve e rregulltareve, personave
të përkushtuar Zotit. Tashmë misioni i rregulltarëve dhe i rregullatreve është
i mirënjohur edhe ndër shqiptarë, kudo gjenden. Nga aradhe e madhe e tyre, do
të dëgjojmë në mikrofonin e Programit Shqip të Radio Vatikanit një rregulltar
salezian e një rregulltare françeskane: Imzot Zef Gashi dhe motra Ollga Dulaj.